Aktivistët përmes një aksioni gueril alarmojnë për korrupsionin në RMV (FOTO)

Tabela me mbishkrime dhe fotografi me iriq, peshk, trident, mollë, pemë dhe Toka janë shpërndarë në të gjithë Shkupin me rastin e 9 dhjetorit, Dita ndërkombëtare e luftës kundër korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Aktivistët thonë se ky aksion është një përpjekje figurative për t’iu shpjeguar qytetarëve se sa shumë mjete, para të qytetarëve i menaxhon qeveria, para që nuk janë të qeveritarëve, e që shpenzohen për marrëveshje korruptive dhe derdhen në xhepa privatë ndërsa arsimi, shkenca, kultura , mbrojtja sociale, shëndetësia, ekologjia vuajnë.

“Korrupsioni në Maqedoni me vite ka qenë në rang të njëjtë me atë Gambi, Guajanë, Kosovë, Mongoli dhe Panama”, njoftojnë aktivistët.

Aksion gueril – Shkup

Nga 44 vendet e Evropës, thonë ata, vetëm dy këtë vit janë renditur si më të korruptuara se Maqedonia, e cila ka ruajtur reputacionin e vendit thellësisht të korruptuar për vite me radhë.

“Një nga atributet kryesore të këtij reputacioni është korrupsioni në prokurimin publik. Vlerësohet se të paktën një e katërta e parave që shpenzohen për prokurime publike përfundojnë në xhepa private”, reagojnë aktivistët.

Aksion gueril – Shkup

Njëkohësisht, shtojnë ata, një nga kritikat më të zëshme që Maqedonia i merr nga Bashkimi Evropian është pikërisht kritika për korrupsionin.

Aksion gueril – Shkup

LEXO: Ambasadorja amerikane: Vonesa në miratimin e strategjisë së korrupsionit në RMV, e vë në dyshim përkushtimin e këtij vendi

Aksion gueril – Shkup
Aksion gueril – Shkup
Aksion gueril – Shkup
Aksion gueril – Shkup
Aksion gueril – Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button