Ambasadorja amerikane: Vonesa në miratimin e strategjisë së korrupsionit në RMV, e vë në dyshim përkushtimin e këtij vendi

Shtetet e Bashkuara i mbështetësin fuqishëm aspiratat e Maqedonisë së Veriut për të qenë demokraci më e përparuar, e sigurt dhe gjithëpërfshirëse, e integruar plotësisht në NATO, BE dhe institucione të tjera transatlantike. Një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj është partneriteti i fortë i sigurisë midis dy vendeve tona, tha për MIA ambasadorja amerikane Kejt Marie Bërns me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Ambasadorja shtoi se tani është koha për të shikuar përpara, jo prapa – vendit jonë të vendoset fortë në institucionet euro-atlantike, të forcohen institucionet e tij demokratike dhe të rritet ekonomia për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e veçanërisht për brezat që vijnë.

“Javën e kaluar në Londër, ishim dëshmitarë se Maqedonia e Veriut u ul për herë të parë në tryezë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, e rrethuar nga aleatët e saj të ardhshëm. Në fillim të vitit 2020, presim që edhe zyrtarisht t’ju mirëpresim si aleatin tonë të 30-të në NATO. Unë, muajt e fundit, jam duke udhëtuar gjithandej nëpër vend, bisedoj me studentë dhe i dëgjoj drejtpërdrejt se çka thonë ata. Të rinjtë, të cilët i takoj. janë të përqendruar në ndërtimin e një të ardhme që i merr parasysh shqetësimet dhe pritjet e tyre për drejtësi, mundësi dhe transparencë” tha Bërns.

Ajo shtoi se fakti që sot ka diskutim të gjallë për korrupsionin është i mundur për shkak të përparimit të arritur në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies – dhe garanca që, ndryshe nga e kaluara, nuk do të fshihen nën qilim.

Kjo transparencë, vuri në dukje ambasadorja, është një përfitim neto pozitiv për vendin. Rritja e transparencës do të thotë që njerëzit të dinë më shumë për gjendjen e brendshme të qeverisë së tyre dhe mund të kërkojnë prej saj që ajo të korrigjojë aktivitetet.

Situata me lirinë e mediave, siç shtoi Bërns, është shumë më e mirë se sa ishte vetëm disa vjet më parë, përkatësisht sot media mund të raportojnë lirshëm dhe t’i bëjnë thirrje qeverisë për përgjegjësi, pa frikë nga hakmarrja direkte ose indirekte.

“Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për të luftuar në mënyrë më proaktive korrupsionin e nivelit të lartë në të gjithë spektrin politik. Qeveria ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe transparencën e tyre, për shembull duke lançuar portalin e ri Financat e hapura, të cilin çdokush mund ta përdorë në internet nëse dëshiron të ndjekë shpenzimet e shtetit” – sqaroi Bërns.

Por, pavarësisht se klima është përmirësuar, ambasadorja vuri në dukje se korrupsioni është ende problem për vendin. Me kaq shumë përparim dhe një çmim kaq të lartë që është  paguar për korrupsionin, Maqedonia e Veriut, sipas Bërns, nuk guxon të lejojë kthim prapa.

“Pse korrupsioni është kaq i kushtueshëm dhe i dëmshëm? Së pari, ajo nxit paqëndrueshmëri me çka minohet qeverisja e mirë dhe kjo i jep hapësirë ​​elementeve kriminale për të sunduar. E shkatërron besimin në institucione. Nuk ka asgjë më demoralizuese dhe më dekurajuese, për çdo qytetar, sesa bindja që sistemi është i pandershëm dhe se njerëzit të cilët janë në pozitë të pushtetit nuk iu nënshtrohen rregullave të njëjta. Korrupsioni gjithashtu dekurajon bizneset për të investuar dhe i largon ato biznese të cilat kërkojnë që rregullat e lojës të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë” – tha Bërns.

Ajo shtoi se lufta kundër korrupsionit është luftë që kërkon vendosmëri nga të gjithë elementët e shoqërisë: nga shoqëria civile, media, sektori privat, gjyqësori, institucionet e sistemit dhe natyrisht, publiku.

Sipas ambasadores, Ligj i ri për Prokurorinë publike është thelbësor për të treguar përkushtimin kombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e prokurorisë si institucion më të fortë. Ajo theksoi që, rastet e korrupsionit të cilat u ngritën nga Prokuroria speciale publike duhet doemos të vazhdojnë në një mënyrë të besueshme.

“Është shumë e rëndësishme që Kuvendi të zgjedhë drejtues të kualifikuar dhe kompetentë të institucioneve në mënyrë ligjore dhe transparente. Këtu përfshihen Enti shtetëror i auditimit, Komisionin për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë te informacionet me karakter publik, si dhe anëtarët e Bordit të këshillave pranë Agjencisë për ahërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Shërbimin publik të radiodifuzionit dhe Këshillin gjyqësor – shtoi ambasadorja.

Ajo sqaroi se këto institucione, të cilat janë thelbësore për mbikëqyrjen e autoriteteve dhe përgjegjshmërinë e tyre, për një kohë të gjatë, janë lënë pa drejtues ose mandatet e tyre kanë skaduar. Ata, sipas mendimit të saj, duhet të jenë të fuqizohen për të kryer punën e tyre – për shembull, të vëzhgojnë se si partitë politike shpenzojnë paratë e shtetit, të sigurojnë që media dhe partitë politike të paraqesin saktë shpenzimet e reklamimit në mediat elektronike dhe ato onlajn që janë të financuara nga  shteti dhe të sigurojnë që rregulla e njëjta të vlejnë për të gjithë gjatë fushatave zgjedhore. Ajo shtoi se Kuvendi duhet të ndërmarrë tani veprime për të treguar se shteti është i angazhuar për të pas sistem të kontrollit të ndërsjellë.

Sapo Komisioni shtetëror për luftë kundër korrupsionit të përfundojë strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit, Parlamenti duhet të veprojë dhe ta miratojë atë përpara zgjedhjeve të ardhshme kombëtare. Çdo vonesë do ta vë në dyshim angazhimin e vendit për të promovuar integrimet Euro-Atlantike”, theksoi Bërns.

Ajo shtoi se miratimi me kohë i strategjisë do të jetë një win-win situatë për tërë shoqërinë, ndërkohë nuk kërkon pothuajse asnjë përpjekje, theksoi Bërns.

“Maqedonia e Veriut demokratike dhe e prosperuar, që bazohet në vlerat e transparencës dhe llogaridhënies është partner i shkëlqyeshëm për Shtetet e Bashkuara. Ne do të vazhdojmë të punojmë me njerëzit dhe institucionet e këtij vendi për të mbajtur impulsin pozitiv drejt përparimit për të krijuar një të ardhme më të mirë” – tha ambasadorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button