Veseli u nis për në Hagë, do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë ku do të intervistohet Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.

Para nisjes, Veseli u ka thënë mediave në Prishtinë se “Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe”.

“Të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, tha Veseli, transmeton REL.

Ngjashëm me ish-komandantët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe Veseli tha se ndihet krenar për luftën e UÇK-së.

“Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, tha Veseli.

Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e Veselit, intervistimi ishte shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike.

Deri më tani, Dhomat Speciale kanë ftuar për intervistim rreth 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button