Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në kampionate sportive për katër vjet

Komiteti ekzekutiv i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut i ka ndaluar pjesëmarrjen Rusisë nga kampionatet botërore përfshirë Lojërat Olimpike për katër vjetët e ardhshme, duke përmendur manipulimet e rezultateve laboratorike të analizave për përdorim të drogës.

Vendimi është marrë të hënën në mënyrë unanime, pasi Agjencia ka thënë se Moska ka ndryshuar rezultatet laboratorike, duke fshirë testet për drogë që kanë rezultuar të jenë pozitive, transmeton REL.

Kjo Agjenci pritet t’i dërgojë këtë vendim Agjencisë ruse Kundër Dopingut, duke pretenduar se kjo e fundit nuk ka vepruar në përputhje me Kodin Botëror Kundër-Dopingut.

Si nënshkrues i Kodit Botëror Kundër-Dopingut, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik detyrohet ta zbatojë vendimin.

Agjencia ruse Kundër-Dopingut ka 21 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, me bazë në Zvicër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button