Lëvizja BESA: Aktivizimi i komitëve për të sulmuar shqiptarët, është fenomen shqetësues në këtë periudhë

Lëvizja BESA dënon ashpër sjelljen huligane të Komitëve që ndodhi mbrëmë në Shkup, ndaj disa shtetas të Republikës së Kosovës, njofton Portalb.mk.

”Kërkojmë urgjentisht që MPB-ja të marrë masat konkrete dhe të dyshuarit të dërgohen aty ku e ka vendin. Nëse edhe ky rast përfundon vetëm me vërejtje dhe marrjen në pyetje të huliganëve, atëherë do të konfirmohet qartë se kjo nuk është asgjë tjetër por vetëm një lojë e LSDM dhe BDI për të inskenuar raste të këtilla, me qëllim përçarjen e qytetarëve dhe përfitimin e pikëve politike me nacionalizëm, por  gjithmonë duke pësuar shqiptarët. Skenarë të tilla kundër shqiptarëve, kanë ndodhur edhe gjatë qeverisjes VMRO-BDI dhe tani po përsëritet edhe në qeverisjen LSDM-BDI. Nëse ky pushtet nuk do e ndëshkoj këtë huliganizëm, atëherë kjo nënkupton që e mbështet atë. Përgjigjja më e mirë ndaj kësaj qeveria do të vijë me 12 prill”, thonë nga Lëvizja BESA.

Ndryshe, pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët Komitët kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit.

Komitët më të mbaruar ndeshja midis Varadarit dhe Shkëndisë kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli. Edhe më herët gjatë ditës tifozët Komitët dhe Vojvodët nëpër rrugët e Shkupit ndezën mjete të ndryshme piroteknike dhe drejtuar fyerje të shumta kundër shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button