RMV, janë kapur disa shtetas të Shqipërisë me 27 kilogram marihuanë

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të brendshme i Ohrit, pas informatave të marra paraprakisht në afërsi të fshatit Kazhan në rrugën për në fshatin Gjavato kanë ndaluar një makinë Opel Vektra me targa të Resnjës të drejtuar nga 43 vjeçari M.V. shtetas i Shqipërisë, ndërsa si bashkudhëtarë ka qenë T.M. 36 vjeç gjithashtu shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe konfiskuar 27 kilogram marijuanë.

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button