Tirana i kthehet jetës normale, shkollat rifillojnë mësimin

“Sot është ndierë pak si dita e parë e shkollës, pas një shkëputje prej tërmetit dhe fazës së emergjencave. Rekomandimi i çdo psikologu në botë është se pas një fatkeqësie natyrore, sa më shpejt rifillon jeta normale, aq më shpejt rimëkëmbet një qytet. Pasi kemi mbyllur palestrat, që deri dje u përdorën si qendra emergjence, sot u janë rikthyer nxënësve. Shoh se përveç 1-2 mungesave për gripin e stinës, shumica dërrmuese e nxënësve ka ardhur në shkollë, ka filluar ora e parë dhe do të doja që kjo zile e orës së parë të ishte një zile kujtese se jeta vazhdon, se duhet të fokusohemi në rutinën tonë, në normalizimin e gjendjes në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Ai tha se edhe në ato pak shkolla në kryeqytet që nuk janë hapur ende, do të meremetohen gjer në fund të dhjetorit. “Sot do të vazhdojmë jo vetëm me riparimin në ato pak shkolla, ku jam i sigurt që ka ende nevojë per meremetime të vogla që duhet të bëhen. Do mundohemi që t’i mbarojmë deri në fund të dhjetorit, që më pas viti i ri të rifillojë edhe aty, por në mbi 90% të shkollave në Tiranë kemi nisur rregullisht mësimin dhe pastaj për shkollat e tjera do jemi gati për t’u hapur në janar”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se një pikat e buxhetit të ri është ai për ndërtimin e shkollave të reja, ku një vëmendje të veçantë do të kenë zonat rurale. “Nëse priremi pozitivisht do themi, e tëra është rikthyer në normalitet dhe do vazhdojmë të kurojmë gjëra të vogla që ende duhet t’i rregullojmë, sepse të mos harrojmë, ra tërmet. Kjo do të thotë që siç u dëmtuan banesat, patëm dëmtime edhe në shumë shkolla të amortizuara. Megjithatë, vendimi i Këshillit Bashkiak edhe në buxhetin e ri do të jetë që ne t’i ribëjmë këto shkolla nga e para. Një pjesë të madhe të tyre tashmë i kishim përgatitur, por sigurisht, fokusi më i madh është në zonat rurale, aty ku edhe dëmtimi ka qenë i madh, prej shkollave të amortizuara”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku tha se Tirana ia ka dalë më së miri të kalojë situatën post tërmet, ndërsa shprehu bindjen se shekulli i dytë i Tiranës do të jetë akoma më i mirë. “Shpresoj që të gjithë të marrim pak nga kjo energji e fëmijëve teksa Tirana kthehet në normalitet, dhe teksa do vijojmë e do të punojmë në ato pak shkolla ku kemi nevojë për meremetime. E përgjithshmja është mirë, po menduam pozitivisht do bëjmë gjëra të mira; nëse mendojmë si viktima, do viktimizohemi pafundësisht. Ndaj, tani që njerëzit janë futur nëpër shtëpira dhe fëmijët kanë nisur mësimin, kemi bërë dy nga arritjet më të mëdha të një situate post tërmet. Besoj që më e mira për Tiranën është përpara”, u shpreh Veliaj, transmeton Top Channel.

“Sot është ndierë pak si dita e parë e shkollës, pas një shkëputje prej tërmetit dhe fazës së emergjencave. Rekomandimi i çdo psikologu në botë është se pas një fatkeqësie natyrore, sa më shpejt rifillon jeta normale, aq më shpejt rimëkëmbet një qytet. Pasi kemi mbyllur palestrat, që deri dje u përdorën si qendra emergjence, sot u janë rikthyer nxënësve. Shoh se përveç 1-2 mungesave për gripin e stinës, shumica dërrmuese e nxënësve ka ardhur në shkollë, ka filluar ora e parë dhe do të doja që kjo zile e orës së parë të ishte një zile kujtese se jeta vazhdon, se duhet të fokusohemi në rutinën tonë, në normalizimin e gjendjes në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Ai tha se edhe në ato pak shkolla në kryeqytet që nuk janë hapur ende, do të meremetohen gjer në fund të dhjetorit. “Sot do të vazhdojmë jo vetëm me riparimin në ato pak shkolla, ku jam i sigurt që ka ende nevojë per meremetime të vogla që duhet të bëhen. Do mundohemi që t’i mbarojmë deri në fund të dhjetorit, që më pas viti i ri të rifillojë edhe aty, por në mbi 90% të shkollave në Tiranë kemi nisur rregullisht mësimin dhe pastaj për shkollat e tjera do jemi gati për t’u hapur në janar”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se një pikat e buxhetit të ri është ai për ndërtimin e shkollave të reja, ku një vëmendje të veçantë do të kenë zonat rurale. “Nëse priremi pozitivisht do themi, e tëra është rikthyer në normalitet dhe do vazhdojmë të kurojmë gjëra të vogla që ende duhet t’i rregullojmë, sepse të mos harrojmë, ra tërmet. Kjo do të thotë që siç u dëmtuan banesat, patëm dëmtime edhe në shumë shkolla të amortizuara. Megjithatë, vendimi i Këshillit Bashkiak edhe në buxhetin e ri do të jetë që ne t’i ribëjmë këto shkolla nga e para. Një pjesë të madhe të tyre tashmë i kishim përgatitur, por sigurisht, fokusi më i madh është në zonat rurale, aty ku edhe dëmtimi ka qenë i madh, prej shkollave të amortizuara”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku tha se Tirana ia ka dalë më së miri të kalojë situatën post tërmet, ndërsa shprehu bindjen se shekulli i dytë i Tiranës do të jetë akoma më i mirë. “Shpresoj që të gjithë të marrim pak nga kjo energji e fëmijëve teksa Tirana kthehet në normalitet, dhe teksa do vijojmë e do të punojmë në ato pak shkolla ku kemi nevojë për meremetime. E përgjithshmja është mirë, po menduam pozitivisht do bëjmë gjëra të mira; nëse mendojmë si viktima, do viktimizohemi pafundësisht. Ndaj, tani që njerëzit janë futur nëpër shtëpira dhe fëmijët kanë nisur mësimin, kemi bërë dy nga arritjet më të mëdha të një situate post tërmet. Besoj që më e mira për Tiranën është përpara”, u shpreh Veliaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button