Tifozët e Vardarit kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në rrugët e Shkupit

Pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët Komitët kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit. Të lënduar janë personat me inicialet EK 24 vjeç, LK 19 vjeç dhe MB 18, të gjithë nga Kosova, njofton Alsat-M. Numri i shtuar i forcave policore për shkak të ndeshjes së rrezikut të lartë, nuk ka arritur të parandalojë incidentin e sotëm.

Policia ka ndaluar dy persona që dyshohet të kenë sulmuar shtetasit e Kosovës.

Komitët më të mbaruar ndeshja midis Varadarit dhe Shkëndisë kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli. Edhe më herët gjatë ditës tifozët Komitët dhe Vojvodët nëpër rrugët e Shkupit ndezën mjete të ndryshme piroteknike dhe drejtuar fyerje të shumta kundër shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button