RMV, Ministria e Shëndetësisë: Është shkatërruar insulina e dyshimtë

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një njoftimi për media bëri të ditur se është shkatërruar insulina e dyshimtë prej kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Nga ky institucion thonë se VMRO duhet të përgjigjet para qytetarëve për blerjen e insulinës së dyshimtë për kualtitet dhe se s’duhet të manipulojë me shëndetin e pacientëve.

“Njoftojmë se shpërbërja e insulinës vjen prej rezervave dhe bëhet fjalë për insulin të blerë në kohën e VMRO-së, ndërsa heqja është bërë me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk do të lejojmë qytetarët tonë të përdorin insulinë të dyshimtë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se insulina që është shkatërruar ka kushtuar 330 mijë euro dhe jo një milion e gjysmë siç pretendohej në konferencën e partisë opozitare maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button