Sheqerinska paralajmëroi qëndrim të koalicionit lidhur me mendimin e Komisionit të Venedikut

Me seriozitet të madh do të analizojmë mendimin e Komisionit të Venedikut, do ti marrim parasysh vërejtjet e ndryshme dhe do të mundohemi të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë plus për të gjithë qytetarët, këtë sot e tha zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Pas diskutimeve të gjata të Ligjit për Gjuhët ne, siç tha ajo, dolëm me tekst pas së cilit qëndrojmë dhe fituam shumicë serioze në Kuvend, thamë që kemi dilema të caktuara dhe për ati dilema, por edhe për të gjithë Ligjin, vetë Qeveria kërkoi mendimin e Komisionit të Venedikut, transmeton Portalb.mk.

“Sipas asaj që kishim mundësinë direkt të lexojmë, dhe të mos shqyrtohet nga ana e dikujt, për disa pyetje ka dilema, për disa tjera nuk ka dilema, për disa çështje Komisionit i Venedikut shkon edhe një hap para. Shumë me seriozitet do të analizojmë mendimin dhe do të kemi parasysh vërejtjet e ndryshme dhe do të mundohemi të gjejmë zgjidhje e cila do të jetë plus për të gjithë qytetarët e shtetit. Si Qeveri ne kërkuam nga Komisioni i Venedikut që të na dorëzojmë mendim për dy çështje të ligjit, të cilat i lamë të hapura. Kur te marrim të gjitha këto, do të nxjerrim rezultatin më të mirë të mundur për qytetarët”, tha Sheqerinska.

LEXO: Osmani kundër Zaevit: Komisioni i Venedikut nuk është supermarket

LEXO: Zaevi për Ligjin e gjuhëve: Qytetarë e shihni se nuk është patjetër ta mësoni gjuhën shqipe

Ajo tha se një kohë të gjatë ligji është në fuqi dhe shtoi se asnjë qytetarët nuk ka paguar dënim që nuk e di gjuhën shqipe. Askush nuk është detyruar që të përdor diçka qe nuk di, ose nuk donë të përdor, siç thanë disa.

“Treguam se kjo çështje nuk është tabu dhe dëshmuam se këtë çështje duam ta zgjidhim si shtet i cili me të vërtet dëshiron të ndërtojë një shoqëri për të gjithë. Në këtë drejtim, me këto argument do të shqyrtojmë edhe mendimin e Komisionit të Venedikut dhe do të dalim me qëndrim të përbashkët. Nuk besojmë në ndryshime të këtyre ligjeve të rëndësishme, por besojmë që partnerët e koalicionit të respektojnë atë që e kanë marrë si obligim në fillim. Mendojmë që kjo nuk është çështje që duhet sërish të ndajë shtetin. E pamë që politikan të papërgjegjshëm e sollën vendin në cak të luftës duke shkaktuar frikë, e cila nuk ishte reale”, tha Sheqerinska.

Ajo tha se shpreson se të gjithë, shteti, qytetarët dhe disa nga partitë politike kanë mësuar nga eksperienca dhe shton se duan të jenë principiel në të gjitha çështjet dhe duan të gjejnë zgjidhje të mira për shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button