Osmani kundër Zaevit: Komisioni i Venedikut nuk është supermarket

Çdo lëvizje e njëanshme e baraspeshës së marrëdhënieve maqedono-shqiptare të cilat janë arritur me shumë mund do të hap rreth vicioz dhe spirale që do të na zhvendos nga rruga në të cilën jemi nisur. Çka donë të thotë ajo, lëvizje e njëanshme, cila do përpjekje, për shembull qoftë gjykatësit kushtetues maqedonas t’i mbivotojnë gjykatësit shqiptar kushtetues, ministria e drejtësisë pa pajtim nga gjithë Qeveria, Kuvendi pa pajtim nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësive etnike të përpiqen t’i qasen çështjes sensitive në mënyrë të njëanshme atëherë tekstualisht e rrënon boshtin në të cilin mbahet barazpesha e marrëdhënieve maqedono-shqiptare. Këtë mesazh e dërgoi sot në mëngjes zëvendës kryetari për çështje evropiane Bujar Osmani pas publikimit të vërejtjeve të Komisionit të Venedikut për ligjit për gjuhët.

Ai sot me këtë iu kundërshtua deklaratës së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev i cili deklaroi që ligji do të revidohet dhe që për atë në takim ka pasur pajtim nga koalicioni, përkatësisht zëvendës kryeministri Osmani.

LEXO: Zaevi për Ligjin e gjuhëve: Qytetarë e shihni se nuk është patjetër ta mësoni gjuhën shqipe

“Komisioni Venecian nuk ka paragjykime për atë nëse ka apo nuk ka kapacitet për shkak se disa faktorë ashtu edhe kanë paraqitur. Komisioni Venecian nuk është supermarket ku do të mund të zgjidhni nëse do të merrni këtë produkt, ndërsa tjetrin ta lini. Komisioni Venecian thotë po, po ka vështirësi në gjyqësor për shkak se nuk ka kapacitete, mirëpo thotë po, mund të përdorni dygjuhësi në kartëmonedhat. Dhe nuk mund ju të hapni debat për gjyqësorin kurse të mos hapni për dygjuhësinë në kartëmonedhat”, deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit ligji është i mirë dhe nuk duhet shumë të ndryshohet përveç në pjesën e nenit 8 që ka të bëjë me dygjuhësinë në para dhe uniformat ushtarake për çka Komisioni Venecias është prononcuar në mënyrë pozitive.

“Çështja kryesore për dispozitat nga neni 8 për të cilat Komisioni i Venedikut është prononcuar në mënyrë pozitive me çka tani hapet debat si më tutje, a do t’i instalojmë këto dy dispozita të cilat i larguam atëherë. Çështja e tretë është për përdorimin e dygjuhësisë në gjyqësor dhe që ndoshta nuk ka kushte në gjyqësor për zbatim të ligjit, përkatësisht që është e mundur në gjykatën e shkallës së dytë një lëndë e plotë të dështojë për shkak të mosrespektimit të ligjit për gjuhët. Debati në Komision ishte derisa të krijohen kapacitete, viktimë do të jenë lëndët. Edhe këtu konsideroj që është bërë presion joparimor mbi Komisionin që në këtë vend nuk ka kapacitete për atë”, thotë Osmani.

Sipas zëvendës kryeministrit çdo hapje e Ligjit për gjuhët me çka do të mbyllen çështjet nga Marrëveshja kornizë do të na kthejë para vitit 2001.

“Pushteti do t’i respektojë sugjerimet e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Do të krijohet revidim konkret nga Ministria kompetente e drejtësisë, bashkë me ekspertët të cilët punojnë, në mënyrë të saktë siç atë e sugjeron Komisioni i Venecias dhe pastaj do të dërgohet në Parlament për miratim”, ka thënë dje Zaev.

Ai ka theksuar se qëllimi është të respektohet Komisioni i Venedikut, që siç ka thënë, është tregues i mirë duke na sugjeruar për të gjitha zgjidhjet ligjore, para se gjithash nga fusha e të drejtës, por edhe në këtë zgjidhje ligjore në lidhje me atë ku mund të cenojmë të drejta dhe vlera tjera dhe është shumë i përpiktë në pjesën e jurisprudencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button