Pendarovski: Nuk jam i bindur që do të ketë zgjedhje me 12 prill, por kjo nuk varret nga unë

Nuk mundem të jem i bindur se me 12 prill do të ketë zgjedhje, sepse kjo nuk varret nga unë, tha shefi I shtetit Stevo Pendarovski.

Presidenti kujton se këtë vendim e merr shumica e Kuvendit dhe vetëm ky institucion vendos se kur do të organizohen zgjedhjet.

“Nuk jam i bindur se varret nga unë, Kryevendi shpërbëhet nga 61 deputetët, kush do ta siguron dhe kur do ta siguron dhe çfarë do të bëhet me zgjedhjet vendos Kuvendi”, tha Pendarovski.

Sipas tij nuk ka ndonjë dallim të madh se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme apo të rregullta, pasi që siç thotë ai, nuk sheh se çfarë mund të ndryshohet gjatë asaj periudhe, transmeton Tv Sitel.

“Unë e kam komentuar edhe më herët. Nuk varret nga unë, megjithatë më jemi duke hyrë në vitin zgjedhor, mund të ketë kalkulime të partive politike nga dy anët, por nuk e shoh se mund të ndryshoj diçka nga periudha e prillit deri në afatin e fundit që është në dhjetor për zgjedhje të rregullta”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se nuk ka asgjë kundër Kuvendin që parakohe të ratifikon protokollin për anëtarësim në NATO pasi që anëtarësimi në aleancë është vullneti i gjitha subjekteve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button