fbpx

Shtetasin e Maqedonisë e kidnapuan në Tiranë, i kërkuan 250 mijë euro, por policia e shpëtoi

Policia shqiptare ka arrestuar dy persona nën akuzën se kanë kidnapuar shtetasin maqedonas 23 vjeçar mbrëmë në Tiranë, të cilit i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Gjykata paraprakisht ua ka shqiptuar masën e paraburgimit.

Në aksionin policor “Lake”, janë arrestuar Albert Xh.(41), dhe Sokol M.(42) banorë të Tiranës, ndërkohë që në liri do të mbrohet Subi E.(50) banor i Strugës, transmeton Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

“Tre qytetarë në bashkëpunim me dikë tjetër kanë kidnapuar shtetasin maqedonas Davor V. (23) dhe për ta liruar, nën kërcënim me armë, i kanë kërkuar 250 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Dosja është dorëzuar Prokurorisë publikë në Tiranë për shqyrtim të mëtutjeshëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close