Ja si do do të zgjidhet kënga fituese në Festivalin e RTSH-së

Juria e Festivalit të Këngës, vit pas viti, nuk u shpëton komenteve të publikut. Qoftë për mënyrën e vlerësimit, qoftë edhe për pikët që u japin këngëve pjesëmarrëse në eventin më të madh të vitit në muzikë, transmeton Revista Class.

Po si do të votohet këtë vit? Krahas jurisë shqiptare, e përbërë nga artistë profesionistë, për çmimin e madh të edicionit të 58-të të festivalit do të vijë në Shqipëri edhe një përfaqësi nga Eurovisioni. Edhe kjo është një risi e këtij festivali, e cila, me siguri, do të jetë edhe më bindëse për vlerësimin e madh të përfaqësueses shqiptare.

Kështu deklaroi për “Aperi Fest” producentja artistike dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, pasi prezantoi disa prej risive që do ta shoqërojnë këtë vit festivalin e RTSH-së.

Do ta zgjedhin tre anëtarë të jurisë së Eurovisionit direkt. Nuk do të ketë shumë rrëmujë për të zgjedhur çmimin këtë vit. Unë ende nuk e di se kush janë ata tre njerëz që ka përzgjedhur institucioni për të ardhur nga Eurovisioni për të përzgjedhur këngën që ata mendojnë të denjë për të qenë përfaqësuese e Shqipërisë në përfaqësimin e madh të kontinentit”, – tha Alketa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button