Tusk këshilloi Makronin të bëhet si Merkeli

Donald Tusk, kryetari i deritashëm i Këshillit Evropian ka rekomanduar që reformimi i procesit të zgjerimit nuk duhet të dëmton Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

“Mund të pajtohem se procesit të zgjerimit i nevojitet reformë siç kërkon Makron, por jo në dëm të atyre vendeve. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitik, pasi Unionit i duhet Ballkan stabil”, ka thënë Tusk.

Tusk ka adresuar disa kritika edhe ndaj presidentit francez Emanuel Makron, duke e këshilluar të sillet si kancelaria gjermane Angela Merkel.

“Nëse ndaj Makronit duhet të sillemi si ndaj një lideri evropian, ai atëherë duhet të ndjejë përgjegjësi për mbarë Evropën, jo vetëm për Francën. Kjo çdoherë ka qenë karakteristikë e Angela Merkelit. Secili gabon, por ajo çdoherë mendon në Evropën si tërësi dhe është e gatshme të sakrifikojë disa interesa të brendshme për shkak të mbrojtjes së Evropës si tërësi”, ka thënë Tusk.

Ai shpreh shqetësimin për prishjen e raporteve ndërmjet NATO-s dhe BE-së.

 “Patjetër të jemi shumë të kujdesshëm në këtë moment kritik kur në Uashington për herë të parë kemi presidenti i cili është hapur kundër BE-së si partner kundër Evropës. Por, kryetarët vijnë e shkojnë. Dhe nëse tani kemi probleme sezonale me Trampin, mu Makroni si një prej liderëve më të rëndësishëm evropian, duhet fuqishëm t’i ruajë raportet tona me SHBA-në”, ka thënë Tusk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button