fbpx

Atalanta siguroi 3 pikë me golin e Beratit (VIDEO)

Atalanta ka fituar në minutat e fundit përballjen ndaj Veronas, transmeton Koha.net.

E ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ai që shënoi golin e fitores për vendasit, transmeton Koha.net.

Atalanta e fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 2.

Di Carmine shënoi të dy golat për ekipin mysafir.

Kurse për vendasit shënuan Malinovski, Muriel e Gjimshiti, me këtë të fundit që shënoi golin e fitores në minutën e 90+3.

Nga minuta e 85 Verona mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Dawidowicz.

Me këtë fitore Atalanta arrin në kuotën e 28 pikëve dhe mban vendin e gjashtë. Derisa Verona në vendin e nëntë ka dhjetë pikë më pak.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close