Policia publikoi listën e të arrestuarve pas aksioneve të mëdha policore në 34 vende të Shkupit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) informoi se me urdhër gjyqësor janë bërë kërkime ne 34 vende në Gjorçe Petrov, Gërçec, Hasanbeg, Haraçinë, Çair, Butel, Vizbeg, Studeniçan dhe Qendër, me qëllim gjetjen e provave, transmeton Portalb.mk.

Për këtë qëllim, janë konfiskuar automjete motorike, armë, antiplumb, mbetje nga materialet pluhur, dhe materiale tjera për vërtetimin e dyshimeve.

Personat e arrestuar sipas MPB janë: 47 vjeçari F.L. dhe 38 vjeçari M.L, 28 vjeçari Q.L, 56 vjeçari N.S, 29 vjeçari I.S. dhe 30 vjeçari J.S. nga Gërçeci; ndërsa nga Haraçina janë arrestuar 43 vjeçari E.P, 34 vjeçari B.A, 28 vjeçari Sh.M dhe 34 vjeçari Sh.M .

Gjithashtu, në rrugën “Jadranska Magistrala” e njohur si rruga për Kosovë, është arrestuar dje në orët e mbrëmjes 27 vjeçari I.S. nga Krushopeki i Sarajit. Gjithashtu dje është arrestuar edhe 27 vjeçari S.I nga Shkupi, në shtëpin e të cilit në rrugën “Makedonsa prerodba” janë gjetur 1.5 kilogtam marihuanë.

“Aktivitetet e MPB në luftën kundër krimee të rënda do të vazhdojnë në të ardhmen, me intensitet më të madh”, kumtojnë nga MPB.

Përndryshe, akoma nuk dihet se aksionet policore që u morën sot në 34 vendet brenda Shkupit, a kanë lidhje me rastin e “Aleksandër Palasit”, rast për të cilin ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se së shpejti do të zbardh rastin.

LEXO: Aksione policore në dy fshatrat shqiptare të Shkupit
LEXO: Spasovski për incidentin në “Aleksandar palas”: Më vjen keq që prokuroria nuk pati guxim t’i paraburgos
LEXO: Përleshje e armatosur në Aleksandar Pallas, është gjuajtur me armë ndaj 5 personave
LEXO: Grupi mbi të cilin u gjuajt në Pallas, atë ditë ka qenë i kontrolluar për kokainë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button