Aksione policore në dy fshatrat shqiptare të Shkupit

Ministria e punëve të brendshme ka kryer aksione policore në Haraçinë dhe Gërçec, fshatra që gjenden në lindje, gjegjësisht perëndim të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Në Gërçec janë vërejt forca të mëdha policore, shoqëruar edhe me ‘merimangën’ për tërheqjen e veturave. Policia akoma nuk ka dhënë informata në lidhje me rastin, por ka paralajmëruar një konferencë për media.

Përveç në Gërçec, forca të mëdha policore ka pasur edhe në Haraçinë, ku ka sekuestruar drogë dhe ka arrestuar disa persona të dyshuar.

Përndryshe, akoma nuk dihet se aksionet policore që u morën sot, a kanë lidhje me rastin e “Aleksandër Palasit”, rast për të cilin ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se së shpejti do të zbardh rastin.

LEXO: Spasovski për incidentin në “Aleksandar palas”: Më vjen keq që prokuroria nuk pati guxim t’i paraburgos
LEXO: Përleshje e armatosur në Aleksandar Pallas, është gjuajtur me armë ndaj 5 personave
LEXO: Grupi mbi të cilin u gjuajt në Pallas, atë ditë ka qenë i kontrolluar për kokainë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button