Instagram me kërkesë të re për përdoruesit

Instagram po u kërkon përdoruesve të rinj datën e lindjes, në momentin që krijojnë llogarinë e tyre, një lëvizje që kompania pretendon se do ta bëjë platformën më të sigurt për të rinjtë.

Rrjeti social nuk lejon askënd nën moshën 13 vjeçare që të hapë një llogari, por në të shkuarën nuk kërkonte datën e lindjes në momentin që krijoje një profil.

Instagram dhe rrjetet e tjera të mëdha sociale janë akuzuar vazhdimisht se nuk bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur të rinjtë që përdorin shërbimet e tyre, duke i lejuar që të jenë të ekspozuar nga materialeve të dëmshme. Politikanë e aktivistë të shumtë kërkojnë që këto platforma të kenë rregulla më të forta.

Instagram, që është në pronësi të Facebook, tha se shumë shpejt do të nisë gjithashtu të përdorë informacionet e ditëlindjen për të thurur eksperiencat në aplikacion, transmeton Klan.

Kjo do të thotë se mosha juaj do të përcaktojë llojin e informacionit, kontrollin e llogarisë dhe detajet e privacisë të rekomanduara për ju.

Në një postim në blog, teksa njoftoi këtë përditësim, Instagram tha: “Të kërkuarit këtë informacion do të ndihmojë në parandalimin e personave nën moshë që të bëhen pjesë e Instagram. Do të na ndihmojë ne që t’i mbajmë të rinjtë të sigurtë dhe do të na japë mundësinë që përdoruesve t’i dhurojmë një eksperiencë më të përshtatshme. Ditëlindja juaj nuk do të jetë e dukshme për të tjerët në Instagram, por ju do të mund ta shihni tek informacionet private të llogarisë. Nëse e ndryshoni ditëlindjen tuaj në Facebook, ajo do të ndryshojë automatikisht edhe në Instagram”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button