Pas Muriqit, edhe një sulmues shqiptar shënoi dy gola

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku bëri diferencën në sfidën mes ekipit të tij dhe Tenerife, të cilin e vendosi me dopietën e tij, transmeton OraNews.

Vendasit triumfuan 2-0 dhe Sadiku ishte autori i të dy golave. 28-vjeçari zhbllokoi takimin në minutën e 27-të, ndërkohë që vulosi fatet e saj me një penallti në minutën e 76.

Në fushë për Malagën ishte edhe lojtari tjetër i kombëtares sonë, Keidi Bare, i cili bëri një paraqitje mbi mesataren.

Pas kësaj performance, Sadiku ngjitet në kuotën e 6 golave në kampionat, ndërsa Malaga lë zonën e ftohtë, teksa gjendet në vendin e 17-të me 20 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button