U përmbys autobusi me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

Sot rreth orës 10 në rrugën Prokuplje-Bllace në Serbi, është aksidentuar autobusi në të cilin janë lënduar dhjetëra qytetarë, kryesisht nga qyteti i Radovishit, transmeton Portalb.mk.

Nga ky aksident, 26 udhëtarë kanë pësuar lëndime, 18 prej të cilëve janë shtruar në spitalin e Bllacës, ndërsa tjerët në spitalin e qytetit Prokuple. Njëri nga pacientët e shtrirë në spitalin e Prokuplet, është në gjendje më të vështirë.

“Ekipi i Urgjencës i qendrës sonë shëndetësore menjëherë doli në terren, ua dha ndihmën të lënduarve dhe vijon kujdesi ndaj tyre”, thonë nga Shtëpia e shëndetit në Bllacë.

Qëllimi i udhëtarëve ishte një vizitë turistike në qytetin Kopaonik. Ndërsa, arsyet e aksidentit akoma nuk janë bërë publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button