Dinamo Zagreb dha të ardhurat e dy ndeshjeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë përveç se shkatërrimit dhe vdekjes së 51 personave tregoi edhe shpirtin solidar të fqinjëve, të cilët jo vetëm dërguan ndihma, por në rrjete sociale dhe stadiume shprehin mbështetjen e tyre për vendin tonë, transmeton SS.

Nuk kanë munguar as ndihmat financiare që kanë ardhur nga shtete, shoqata të ndryshme apo edhe klube futbolli. Më i fundit është ekipi elitar i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, e cila ka njoftuar se të ardhurat e ndeshjes kundër Varazdin, e fituar nga vendasit me rezultatin 1-0, dhe ndeshjes kundër Lokomotivës së Zagrebit më 14 dhjetor, do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Vlen të theksohet se për Dinamon e Zagrebit momentalisht nuk luan asnjë shqiptar i Kombëtares së Shqipërisë, por vetëm Arijan Ademi që luan për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Lokomotivën aktivizohen Myrto Uzuni i Kombëtares kuqezi, Enis Çokaj e Indrit Tuci të Shpresave dhe Lirim Kastrati i Përfaqësueses së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button