Komuna nga RMV do të ndihmojë Shqipërinë me 800 mijë denarë

Për shkak të sanimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, Këshilli i Komunës Qendër në Shkup, pritet që në seancën e radhës të ndan 800 mijë denarë për Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

Kjo ndihmë financiare për Shqipërinë për shkak të tërmetit, do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq në RMV. Deri më tani, Kryqi i Kuq i RMV-së në Shqipëri ka dorëzuar 83,749 euro donacion.

Nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4, që goditi Shqipërinë dhe ku humbën jetën 51 persona, zyra e Drejtuesit Qendror të Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore tashmë ka dalë me një komunikatë informuese për punën e institucioneve publike për adresimin e pasojave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button