Nesër koncert humanitar për të prekurit e tërmetit

Solidariteti me viktimat dhe të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit do të bëj bashkë disa artistë në një koncert të ardhurat e të cilit do kalojnë të dëmtuarve. Nismëtarët kanë dhënë detaje nga ky koncert i cili përpiqet të japë shpresë edhe nëpërmjet titullit “NESËR” është një ditë e re, transmeton OraNews.

Pandi Laço: “Është një aksion për të ndërgjegjësuar dhe po marrin pjesë për të dhënë kontributin e tyre. E rëndësishme tani është të rigjehet kurajo prandaj edhe ne e kemi titulluar “NESËR”, sepse nesër është një ditë e re, nesër duhet të gjejmë kurajën për të ndërtuar të ardhmen.”

Në 8 dhjetor në ditën e ditës së rinisë, artistët i ftojnë të gjithë në sallën e kishës ortodokse.

Pandi Laço: “Të marrin pjesë dhe të na shoqërojnë në maratonën e nismës “NESËR”. Nesër do të jetë një ditë më e mirë, por që të jetë nesër një ditë e mirë duhet të bëjmë shumë sot.”

Artistë të ndryshëm me famë botërore si Rita Ora dhe Bebe Rexha janë solidarizuar në dhënin e ndihmës dhe ndërtimin e banesave për familje të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button