(Video) Barça shkatërron çdo kënd që i del para

E pamundur të dështojë apo të bllokohet në një ndeshje të vetme. Lionel Messi është i jashtëzakonshëm dhe një “jashtëtokësor” i vërtetë por nëse një lojtari të tillë i bashkohet klasi i Andres Iniestas për çdo ekip është thuajse e pamundur t’i ndalë.

Në transfertën ndaj Levantes, “trupat” e Vilanovas hasin vështirësi në 45 minutat e para por pjesa e dytë është spektakël që e ka emrin Messi-Iniesta. Mesfushori dhuron 3 asistë dhe shënon një supergol dhe mund të konsiderohet pa frikë njeriu i ndeshjes.

Dy asistët e tij të parë i dhanë mundësi Messit të kalojë 2 herë portierin e Levantes ndërsa vetë fantazisti shënoi të tretin me një gjuajtje në kufijtë e zonës ndërsa edhe goli i katërt ka shërbimet e tij por finalizimin e Fabregas.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 37 pikëve, plot +11 ndaj Real Madridit ndërsa Lionel Messi arrin kuotën e 19 golave këtë sezon por për rekordin e Gerd Muller i nevojiten edhe 2 gola deri në fund të vitit.

Ndërkaq Atletico Madrid shfaqet në mënyrë prepotente si rivalja kryesore e Barcelonës duke parë humbjet që po bëhen të shpeshta për Real Madridin këtë sezon.

Me triumfin 4-0 ndaj Sevillas, ekipi i Simeones konsolidon pozitat në vendin e dytë me 34 pikë dhe me të drejtë duhet të konsiderohet pas 12 javësh si rivalja kryesor e katalanasve në luftën për titull./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button