Bebe Rexha tregoi cila artiste shqiptare është e preferuara e saj

Bebe Rexha jo vetëm premtoi se do të ndërtonte dy shtëpi për dy familje të prekura nga tërmeti, por ajo erdhi personalisht në Shqipëri për të takuar banorë të fshatit Bupq dhe Bizë, duke ju gjendur pranë shqiptarëve në këto momente të vështira. Këngëtarja e famshme tregoi se u largua nga Shqipëria zemërthyer kur pa vetë pasojat që kishte lënë tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, transmeton Revista Class.

Në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe Rexha foli për ndihmën e saj për të prekurit nga tërmeti, jetën personale, por edhe marrëdhënien me kolegët.

Në fakt, ajo tregoi edhe artisten e saj të preferuar shqiptare. Nëse mendoni se është një nga emrat e rinj të muzikës shqiptare, gaboheni.

“Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD”,-është shprehur Bebe.

Nga ana tjetër, këngëtarja e hitit “Say My Name” ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por tashmë preferon më shumë muzikën pop.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button