Komisioni i Venedikut doli me rekomandimin për Ligjin e gjuhëve

Komisioni i Venedikut sot rekomandoi institucionet e Maqedonisë së Veriut që të rishikohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, transmeton Portalb.mk.

Komisioni rekomandoi që problemi të zgjidhjet përmes konsultimeve duke u përfshirë gjithë palët. Sipas tyre, ligji e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe duke i kaluar në disa aspekte edhe standardet evropiane të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Komisioni e llogariti këtë Ligj si mundësi për të ngadalësuar zhvillimin e proceseve gjyqësore. Gjithashtu llogaritet joreale sanksionimi i ashpër për mospërdorimit e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore.

Komisioni pati edhe vërejtje tjera për Ligjin, duke rekomanduar që gjuha shqipe të përdoret në komunikimin e brendshëm ndërinstitucional ndërmjet nëpunësve shtetërorë, por të kufizohet në komunikimin e shkruar.

LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve, Qeveria do të zbaton mendimin e Komisionit të Venedikut
LEXO: “Plusinfo” publikoi vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin e gjuhëve, Deskoska refuzoi t’i komentojë
LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve nën llupë të Komisionit të Venedikut
LEXO: Është anuluar dhënia e mendimit nga Komisioni i Venedikut për Ligjin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button