Ky futbollist i Barcelonës afër largimit, nisi negociatat me dy klube evropiane

Aventura e Ousmane Dembele te Barcelona po shkon drejt fundit.

Sulmuesi francez ka qënë tepër “difektoz” në eksperiencën te katalanasit, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë, transmeton OraNews.

Por kjo nuk e ndalon Dembele që të bëj pjesë në listën e dëshirave të shumë klubeve evropiane. Dhe në fakt, sipas asaj që raporton “El Desmarque”, 22-vjeçari mund të transferohet në Premier League.

Ish agjenti i tij, kur Dembele ishte pjesë e Borussia Dortmund tregon se lojtari ka nisur bisedimet me Chelsea dhe Manchester City. Negociatat janë në periudhë fillestare, teksa akordi mund të arrijë që në merkaton e janarit.

Shifrat mbeten enigmë, por besohet se Barcelona do ta lejojë sulmuesin që të largohet në formulën e huazimit me të drejtë shitje në fund të sezonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button