Dhuroi 5 euro dhe një letër që të prek zemrën

5 euro mund të ndryshojnë një moment jetën e një fëmije, sidomos nëse janë dhuratë nga një vogëlushe si Emily, e cila është prekur shumë nga lajmi i tmerrshëm i tërmetit në vendin tonë. Kryetari i komunës Rocca Pietore, Roberto Padrin, këto ditë ka marrë një letër nga një vogëlushe, bashkë me 5 euro, të cilat ai duhet t’i dorëzojë te vullnetarët e Mbrojtjes Civile, Belluno, transmeton Revista Class.

Letra e Emily-t është publikuar sot nga mediat italiane dhe ka marrë vëmendjen edhe të atyre shqiptare. Ndjesitë e vogëlushes, të përshkruara me shumë kujdes, të prekin zemrën, aq sa të duket sikur përjetimet e saj janë ato të të gjithë fëmijëve të prekur nga kjo tragjedi.

E dashur Mbrojtja Civile e Belluno-s. Unë jam Emily dhe po ju shkruaj, sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova lajme të këqija. Nëna ime, e cila po pinte kafe, më shpjegoi se në Shqipëri kishte rënë një tërmet shumë i fortë.

Mendova për të gjithë fëmijët që flinin në shtretërit e tyre të ngrohtë, pranë nënës dhe babit ose me vëllezërit: duhet të jenë frikësuar shumë. Më vjen shumë keq: nuk është e drejtë që ndodhin gjëra të tilla kaq të tmerrshme. Shpresoj të mos dëgjoj më të tilla lajme në gazeta. Ata fëmijë, nga frika, as nuk kanë ngrënë mëngjes.

Unë nuk e di shqipen, por do të dëshiroja t’u tregoja atyre fëmijëve që dua të jem shoku më i mirë i tyre. Unë nuk e di se si ta bëj, por do të doja që ju, Mbrojtja Civile, të më ndihmoni të dorëzoj vizatimin tim për fëmijët e Shqipërisë.

Kështu, ata mund ta shohin që kam menduar për ta dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Shpresoj se ata mund të jenë përsëri të qetë dhe të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ashtu ju dërgoj pesë euro, që të mund të hani mëngjes nesër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button