U refuzua kërkesa e Katica Janevës

Në seancën e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve u refuzua kërkesa për apanazh i ish-prokurores speciale Katica Janeva, transmeton Portalb.mk.

Katica Janeva është e dyshuara e rastit “Reket”, rast në të cilin për momentin është dënuar vetëm biznesmeni Zoran Milevski-Kiçeec. Ai është dënuar me 3 vjet burg, pasi në seancën gjyqësore për rastin “Reket” e ka pranuar fajin. Aktgjykimi është kumtuar në Gjykatën penale, ndërkaq Kiçeec ka marrë pjesë në publikimin.

Sipas aspekti juridik, nuk ekziston arsye për pranimin e kërkesës, me arsyetimin se ajo nuk është zgjedhur nga Kuvendi, duke e vlerësuar këtë kërkesë si “paturpësi e Janevës të kërkojë kompensim të tillë nga Kuvendi”.

“Nga aspekti formal kërkesa e Katica Janevës nuk i plotëson kushtet pasi ajo nuk është funksionare e cila është emëruar nga Kuvendi”, tha Ilija Dimovski, kryetari i Komisionit.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button