U rikthye në jetë pasi i pushoi zemra për gjashtë orë

Një grua britanike që jeton në Spanjë, zemra e së cilës pushoi për gjashtë orë, u rikthye përsëri në jetë, transmeton Koha.net.

Mjekët vlerësojnë se është një “rast i jashtëzakonshëm”.

Gruaja që quhet Audrey Schomean, pati arrestin më të gjatë kardiak që u regjistrua ndonjëherë në Spanjë.

34 vjeçarja e cila jeton në Barcelonë, filloi të ketë probleme në të folur, lëvizje e në vetëdije, derisa me burrin e saj po shëtiste në Pirenej, në një mot të ftohtë.

Siç raporton BBC, gjendja e saj u përkeqësua derisa po priste shërbimet emergjente, transmeton Koha.net.

Burri i saj Rohan thotë se kishte menduar se ajo kishte vdekur.

Rasti u vlerësua se ajo u rikthye në jetë pasi kishte vdekur.

Ekipi britanikë e ktheu në jetë pas gjashtë orësh. Thanë se temperatura e trupi të saj kishte rënë shumë, një i ftohtë që kurrë s’e kishin ndjerë më parë.

Kur kishte mbërritur në spitalin Vall d’Hebron të Barcelonës, ajo nuk kishte shenja jetësore.

Schoman u lirua 12 ditë më vonë nga spitali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button