Pendarovski: Edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimorë meritojnë të jenë pjesë e BE-së

Bashkimi Evropian nuk guxon ti lë pas dore vendet e Ballkanit perëndimorë, sepse qytetarët e këtyre shteteve meritojnë kushte më të mira dhe standard më të lartë jetësorë, ka deklaruar sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij në panelin “Zgjerimi I BE-së-premtimet e pa përmbushura-çfarë tani?” në kuadër të konferencës “Dialogët ballkanike”, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

“Dua t’ju përkujtoj se nga 6 vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Serbia tanimë me vite po negociojnë, dy vende të tjera gjegjësisht Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria tanimë disa vite po presin datë për hapjen e negociatave, derisa dy të tjerat Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën askush nuk i përmend”, theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button