Fatime Fetai në Shtip i vlerësoi studentët në gjykim të simuluar

Ish prokurorja speciale publike, Fatime Fetai, ishte pjesë e komisionit që i vlerësonte studentët e juridikut nga katër fakultetet juridike shtetërore nga Shtipi, Tetova, Shkupi dhe Manastiri. Gjykim i simuluar u mbajt dje në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip. 

Fetai e tërhoqi vëmendjen me praninë e saj, por prapë se prapë nuk dëshironte të flet para gazetarëve në lidhje me asnjë temë. Ajo kohën e saj ua përkushtoi studentëve, të cilët garonin në atë cili do të ofrojë argumentet më të mira në gjykimin e simuluar.

Kjo garë tradicionale e studentëve të drejtësisë është përkrahur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni, ndërkaq përkrah prokurores Fetai, në komision ishte edhe gjykatësi Llazar Nanev. Vendin e parë në garën e këtij viti e fituan nikoqirët – studentët nga Fakulteti Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button