Për analizë, projekt dhe financim të “metros për autobus” do të duhen të paktën tre vjet

Përgatitja e studimit të fizibilitetit për mundësinë e realizimit të sistemit për autobus të shpejtë (BRT) në Shkup, si dhe për përgatitjen e dokumentacionit të plotë për projektin, do të kërkojë një periudhë më të gjatë kohore se të fillojë përdorimi real i mjetit të ri për transportit publik në kryeqytet. Qeveria e ka ngarkuar Ministrinë e financave me detyrë që të fillojë procedurën për mbledhje të fondeve për hartim të studimit të fizibilitetit, si dhe për opsionet e mundshme për financimin e projektit “metro e autobusit”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nikola Krstanoski, profesor i transportit publik në Fakultetin teknik të Manastirit, thotë për “Meta.mk” se për hartimin e studimit të fizibilitetit dhe dokumentacionin e projektit për zbatimin e BRT në Shkup do të nevojiten së paku tre vjet – në kushte ideale të punës.

“Edhe nëse ekziston studim i fizibilitetit dhe projekt kryesor i trafikut dhe paratë do të ishin siguruar, realizimi do të përfshinte punë të gjera në terren – rindërtimin e të gjitha kryqëzimeve përgjatë trasesë, ndryshimin e profilit të rrugëve, projektimin e stacioneve etj. përshtatje dhe testim të softuerit për menaxhim të trafikut, etj.”, thekson Krstanoski.

Ai thekson se Qyteti i Shkupit deri më tani ka prodhuar një dokumentacion mjaft të mirë për linjat e tramvajit, por nuk e ka të njohu nëse në të kaluarën ka pasur ndonjë dokumentacion për sistemin e shpejtë të autobusëve. Nga ana tjetër, thotë ai, BRT mund të kuptohet edhe si faza e parë për përfshirje të tramvajit të shpejtë në Shkup. Kur të sigurohet trase e pavarur, e ndarë fizikisht dhe të ndërtohen stacionet për autobusët e ardhshëm, për përfshirje të tramvaji do të duhet vetëm binare të vendosen në të njëjtën trase.

Ajo që aktualisht i duhet Shkupit, thekson profesori Krstanoski, nuk janë vetëm dy ose tre linja të transportit publik të shpejtë me kapacitet të madh, por edhe ridizajnim i të gjithë rrjetit të linjave të transportit qytet-periferi. Për projekt cilësor për të optimizuar rrjetin e linjave duhet të punohet së paku dy vjet, ndërsa baza e të dhënave hyrëse është një studim i të paktën 20,000 familjeve në Shkup.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë për “Met.mk” se ata kanë përgatitur të dhëna të hollësishme për gjendjen dhe nevojat e transportit publik dhe se këto informacione kanël qenë edhe subjekt i analizave nga Këshilli ekonomik pranë Qeverisë. Detajet e vendimit për të zgjedhur sistemin e autobusit të shpejtë (BRT) si një mjet të ri transporti ende nuk janë përpunuar.

“Më shumë informacione teknike do të paraqiten para publikut në periudhën e ardhshme. Sa i përket vetë realizimit, është e vështirë të jepen afate kohore”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Zyrtarët e qytetit theksojnë se të gjitha vendimet përfundimtare dhe marrëveshjet për të financuar fillimin e përdorimit të BRT në Shkup do të duhet të miratohen si ligj i veçantë për huazim në kuvendin kombëtar, por kjo do të ndodhte pas zgjedhjeve parlamentare në prill të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button