Sot dita më e mundshme për t’u ndarë nga partneri? Mësoni pse

Është periudha më e bukur e vitit, por nuk do të jetë më e tillë nëse ju ndaheni nga partneri pak para Vitit të Ri, shkruan Class.

Sipas studimeve britanike, rezulton se çiftet janë më tepër të pritur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim.

Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpesh herë edhe me debate mes çifteve, e kjo natyrshëm pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratat për të afërmit, vizitat tek të familjarët, e kështu me radhë.

Sipas një sondazhi të bërë nga Hillarys.co.uk, rezultoi se data 6 dhjetor ishte më e “votuara” për tu ndarë, ndërsa personat e marrë në pyetje thanë se pas kësaj datë “është e dhimbshme t’i japësh duart tjetrit”, shkruan Mirror.

E sa u përket arsyeve që ata jepnin për një vendim të tillë, më shumti lidhej me faktin se pasioni mes tyre ishte shuar e kjo binte më tepër në sy këtë muaj festiv, por mes arsyeve u renditën edhe ato për tradhti, gjendja ekonomike dhe stresi festiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button