Ford me mbetjet e kokrrës së kafesë do të prodhojë pjesë të automjeteve

Gjiganti i automjeteve me bazë në SHBA, Ford Motor Company, do të përdorë mbeturinat e kafesë për prodhimin e pjesëve të automjeteve, bëri të ditur sot kompania, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ford dhe zinxhiri global i ushqimit të shpejtë Mc Donald’s do të fillojnë bashkëpunimin për përpunimin e kokrrës së kafesë, thuhet në një njoftim për media nga prodhuesi i automjeteve.

“Të dy kompanitë kanë zbuluar që mbeturinat e kokrrës së kafesë mund të shndërrohen në një material shumë të qëndrueshëm që mund të përdoret për pjesë të automjeteve”, thuhet më tej.

Këto përbërës përputhen me specifikimet e cilësisë që kërkohen nga paneli i montimit të dritave dhe pjesëve të tjera të trupit dhe pjesëve të jashtme të karrocerit.

Kur mbeturina e kafesë nxehet në temperatura të larta nën oksigjen të ulët dhe përzihet me plastikë dhe aditivë të tjerë, materiali që prodhohet mund të shndërrohet në forma të ndryshme.

“Për më tepër, pjesët e prodhuara nga kjo metodë janë 20 për qind më të lehta dhe kanë nevojë për 25 për qind më pak energji në procesin e formimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button