Nuk ka shpërblime, darka e valle për festat e fundvitit, vendimi i qeverisë shqiptare për administratën

Përpara nisjes për në Bratislavë, ku njoftoi se do të marrë pjesë sot herët në mëngjes, kryeministri i vendit Edi Rama mbajti mbledhjen e nëntë të qeverisë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Ai fillimisht ka hedhur poshtë zërat se punonjësit e administratës janë detyruar të japin rrogat për të prekurit nga tërmeti.Më tej, ai shtoi se nuk do të ketë shpërblime, as darka e valle për Vitin e Ri.

“Po kalojmë një vendim për krijimin e fondit të veçantë, që ndalon përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari social kulturore dhe shpërblim për Vitin e Ri. I falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkish, drejtues institucionesh. Refuzoj atë shpifjen që kemi detyruar punonjësit të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit, kryetarë bashkish bënë të njëjtën gjë. Jo darka e valle për Vitin e Ri, të organizohemi që të gjitha institucionet të ndajnë një pjesë të kohës së festave për të vizituar njerëzit, të çojnë dhurata për fëmijët,” tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button