Acevski kandidat për drejtor në Revizion, Aliu për DMDHP, Bojçeva për Qasje të Lirë tek Informatat

Deputetët njëzëri e kanë pranuar propozimin që Maksim Acevski të zgjedhjet për drejtor të Entit Shtetëror për Revizion, njofton Portalb.mk.

Propozimi është miratuar me konsensus, pa diskutim në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ndërkaq emërimi i Acevskit për drejtor të Entit Shtetëror për Revizion duhet që të bëhet në seancë plenare që do ta caktojë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kryetari i Komisionit, Ilija Dimovski, tha se vendimit i kanë paraprirë bisedimet intensive konstruktive me të gjitha grupet e deputetëve gjatë së cilës kanë ardhur deri te zgjidhja e pranueshme.

“Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë, Maksim Acevski nga Velesi është profesionist me përvojë 20-vjeçare në këtë fushë. Dua t’i falënderojë edhe kandidatët tjerë të cilët gjithashtu janë profesionistë të dëshmuar dhe deputetëve të cilët ishin konstruktiv dhe kontribuuan që të vijmë në propozim të pranueshëm, i cili gjeti përkrahje të gjerë. Është mirë për demokracinë dhe për rezultate më të mira në këtë institucion të rëndësishëm, i cili gjatë kohë ishte lënë pa revizor, a është me rëndësi edhe për organizimin e zgjedhjeve parlamentare”, tha Dimovski.

Puna e Entit për Revizion thuajse është bllokuar pasi që ky institucion nuk ka person udhëheqës, thuajse dy vjet, ndërkaq mandati i u.d. drejtorit ka skaduar më 5 tetor. Në finalizimin dhe nënshkrimin e drejtorit të ri presin 43 raporte të revizionit.

Për drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, Pllamenka Bojçeva, ndërkaq për zëvendës të saj, Blerim Iseni.

Për drejtor të Drejtorisë për Mbrojte të të Dhënave Personale (DMDHP) është propozuar Imer Aliu, ndërkaq për zv/drejtor drejtor Igor Kuzeski.

seancën e fundit të Komisionit, deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri për revizor shtetëror e propozoi Adem Currin, ndërkaq deputeti Ejup Alimi, Naser Ademin, i cili deri më tani e ka kryer funksionin zv/revizor shtetëror.

Për Adem Currin kanë votuar 12 të pranishëm, anëtarë të Komisionit, pas së cilës kryetari i Komisionit Dimovski e ka ndaluar diskutimin për këtë pikë dhe i ftoi partitë politike të gjejnë mënyrë dhe të merren vesh për zgjedhje ne revizorit shtetëror. Shumicë të nevojshme nuk mori as Ademi, kështu që Dimovski me kërkesë të Zekirit e ndaloi diskutimin.

Zekiri ka akuzuar BDI-në se nuk ka lejuar të zgjedhet një shqiptar drejtori i Entit Shtetëror për Revizion.

“BDI vazhdon të punojë kundër interesave të shqiptarëve. Dëshmi për atë ishte veprimi i zëvendësit të Ejup Halimit në komisionin i cili u largua nga takimi pa votuar, duke penguar një shqiptar profesionist si Adem Curi të zgjedhet për drejtor të Entit Shtetëror për Revizion”, bëri të ditur nënkryetari i LSDM-së, në publikimin e tij në Facebook.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button