Orce Kamçev: “Reket” është orkestruar nga Boki 13 dhe Janeva

Orce Kamçev, rastin “Reket” e vlerëson si të orkestruar nga dy “regjisorët” Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kamçev në mënyrë të detajuar sqaron për gjithë historinë e kësaj ngjarje, si shumat e parave që i është kërkuar për të ngopur apetitin e Bokit 13, për takimet e realizuara mes bashkëshortes së tij Ana Kamçeva, Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski dhe për të gjitha pohimet e tij, ndërsa premton prova të tjera të cilat do t’i dorëzojë në gjykatë.

“Isha i habitur se si Boki 13 e udhëhiqte PSP-në. Ai para nesh është prezantuar si magjistër i drejtësisë, të kryer në Romë të Italisë, ndërsa para gjykatës, seancën e kaluar tha se është ende student i drejtësisë. Ai fliste në telefon me gjykatës, prokurorë dhe politikanë, për të na treguar neve fuqinë dhe afërsinë që kishte me ta- tha Kamçev.

Në takimin e parë të Anës me Boki 13, asaj i ka thënë se do të ndihmoj atë për bashkëshortin e saj që ishte në paraburgim në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Në takimin e dytë, të realizuar orët e mbrëmjes, kishte marrë pjesë edhe një djalë dhe i’a ka prezantuar asaj se është djali i Katica Janevës, Jordan. Boki i thotë ne do të ndihmojmë, por duhet të na jepni para. Ana i thotë unë nuk kam para, do të flas me Orcen. Boki i thotë shiko e din kush është ky, është djali i Janevës. Më pas e thirrin në telefon Katicën e lëshojnë në altoparlant e cila tregon se si dhe çfarë do të bëjnë. Boki organizon takim tjetër në të cilën merr pjesë edhe Katica Janeva, ndërsa e ftojnë edhe Anën. Ata e kërcënojnë drejtpërdrejtë se ndaj meje mund të hapin edhe 4 procedura tjera penale. Ajo më tregon mua, unë i dhashë udhëzime që bisedoj me përfaqësues të kompanisë, për të gjetur para, për të ngopur apetitin e Bokit 13- vazhdoi më tej Kamçev.

Filipçe ka marrë pjesë në njërin prej takimeve mes Boki 13 dhe Kamçev

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka qenë prezent në shtëpinë e Bokit 13, kur është zhvilluar njëri prej takimeve me biznesmenin Orce Kamçev. Ata kanë biseduar për një projekt, për të cilin Kamçev deklaroi se e ka refuzuar.

Edhe pse dëshmitari Kamçev fillimisht nuk dëshiroi të tregoj se kush ka qenë prezent në atë takim, Boki 13 i kërkoi që ta bëjë publike emrin emrin e personave që kanë marrë pjesë në atë takim.

“Atë ditë kemi qenë, unë, ju, njëra prej femrave si dhe ministri i Shëndetësisë”, u shpreh Orce Kamçev.

Kamçev: 350.000 euro në kuti këpucësh duhej t’i dorëzoheshin zonjës

Dëshmitari një orë e gjysmë po dëshmon përpara Gjykatës për rastin “Reket”. Ai tha se 350.00 euro për reket i ka siguruar bashkëshortja e saj, Ana, derisa ai ka qenë në paraburgim, të cilat “duheshin t’i dorëzohen zonjës”, duke aluduar në Katica Janevën, transmeton Portalb.mk.

“150.000 euro i ka marrë borxh nga Zoran Milevski, ndërkaq unë më vonë ia kam kthyer”, tha Kamçev.

Ai tha se pas daljes nga paraburgimi e ka kuptuar se duhej që të jetë aktor në këtë ngjarje.

Kamçev tha se ajo ka ndodhur në takimin në Orman mes Zoran Milevskit, Ana Kamçevës dhe Bojan Jovanovskit.

“Ajo më tha nëse atë me Bojanin nuk e mbaroj, do të hapë edhe tre-katër procedura, drejtpërdrejtë prokurorja i kërkoi paratë”, tha dëshmitari dhe shtoi se pas tyre në takim ka ardhur edhe Dejan Pandeleski, i cili gjithashtu ishte i dyshuar në hetimin “Perandoria”.

Kamçev: I pakënaqur nga 180.000 euro për reklama në 1TV, Boki 13 më dërgoi foto me Janevën

Në vitin 2018-të, për herë të parë biznesmeni Orce Kamçev ka kuptuar se kundër tij po udhëhiqet hetim dhe atë ia ka thënë Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses së procedurës paraprake, Vesna Dimishkova, e cila më vonë ishte në hetimin e lëndës “Perandoria”. Kështu ka dëshmuar në rastin “Reket”, Orce Kamçev i pyetur nga prokurorja Villma Ruskoska, e cila fare nuk e ka ndaluar, transmeton Portalb.mk.

“Më tha se jam vendosur në masa të veçanta dhe nëse dua të më përfaqësuesi, duhet t’i paguajë 100.000 euro. Ato të jenë për fillim për informatën që ma ka dhënë. Më ka ofroi nëse dua që të më përfaqësojë dhe të ndajë masa më të lehta në hetimin, për çka më dha çmimore, dhe se ai mundte të ndikojë, ashtu ishte oferta e tij”, dëshmoi Kamçev.

Bojan Jovanovski fillimisht më kërkoi para, nëpërmjet reklamave, gjegjësisht të paguajë në televizionin e tij. Në restorantin “Sushi” jemi takuar, tha se është me shumë ndikim. Nëpërmjet drejtoreshës së kompanisë time i ofruam 50.000 euro për reklama. Më vonë ajo më tha se ka qenë i ofenduar nga shuma, paska qenë shumë e vogël. Më vonë më kërkoi takim. Erdhi me biznes-plan të shkruar, për ndërtimin e një qendër të modës VIP. Ishte e pranishme edhe Jasna Mandiq. E pyeta, a ke lokacion? Tha kam në Karposh, por nuk kam qëllim t’i lajmërohem kryetarit Stefan Bogoev, më mashtroi, a shumë më ka ndihmuar. E shfletoi faqen e fundit të marrëveshjes, ishte i nënshkruar Llazar Janev, djali i Katica Janevës. Dëshironte t’i paguajë 4 milionë euro, aq kushtonte projekti, licenca për projektin. Do të kesh probleme nëse nuk e nënshkruan. Kuptohet që nuk e nënshkrova”, tha Kamçev.

Pastaj Jovanovski, pasi ka mësuar se Kamçev ka lokacion në Karposh, përsëri nëpërmjet Zoran Milevskit ka kërkuar takim të ri, këtë herë shumë i nervozuar. Pas këshillës së kolegëve nga spitali privat, se do ta shkatërrojë imazhin nëpërmjet 1TV, Kamçev thotë se ia ka dhënë 180.000 euro për reklama.

I pakënaqur nga shuma, Boki 13 i ka dërguar fotografi në Instagram me ish prokuroren speciale, Katica Janeva. Kështu ka filluar që të konstruohet hetimi “Perandoria”, thotë Kamçev.

Ka pasur edhe një ofertë përveç të Dimishkovit dhe të Boki 13, tha sot Kamçev. Prokurorja Lile Stefanova, nëpërmjet biznesmenit Vançi Çifliganec ka kërkuar që Kamçev t’i blejë hapësirë pune vajzës së saj për ordinancë stomatologjike në ndërtesën “Peglla” të Çifliganecit, deklaratë që Stefanova dhe Çifliganec e kanë mohuar.

Sot duhej të dëshmojë edhe bashkëshortja e tij, por siç tha Kamçev ajo ka pasur temperaturë.

Në seancën e parë për “Reket”, që është mbajtur më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec e ka pranuar fajin pas së cilës është dënuar me 3 vjet burg. Milevski ka të drejtë ankese deri te Gjykata e Apelit vetëm në pjesën e lartësisë së dënimit. Në mbajtjen e dënimit, ashtu siç thonë nga Gjykata, do t’i llogaritet edhe kohëzgjatja e paraburgimit dhe paraburgimit shtëpia, duke filluar nga 15.07.2019.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button