Spasovski për incidentin në “Aleksandar palas”: Më vjen keq që prokuroria nuk pati guxim t’i paraburgos

Oliver Spasovski, Ministri i punëve të brendshme sot foli për përpjekjet e policisë për zbardhjen e incidentit në “Aleksandër Palas”, transmeton Portalb.mk.

“Po punohet në hetimin për incidentin me të shtëna në hotelin “Aleksandar palas”. Për këtë incident, ju e dini, kemi pasur edhe disa të arrestuar të cilët paraqesin kërcënime serioze për jetën e kolegëve, policëve. Më vjen keq që prokuroria nuk pati guxim, sepse përsëri kaloi me masa të sigurisë në vend se me paraburgime. Por, në intensivisht po punojmë në këtë rast”, tha Spasovki.

Përndryshe, rreth orës 00:35 më 1 dhjetor është paraqitur gjuajtje me armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Në restorantin e hotelit kanë qenë E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), dhe tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë, ka gjuajtur me armë nga pistoleta zyrtare ndaj tyre, pas së cilës ata janë larguar.

LEXO: Përleshje e armatosur në Aleksandar Pallas, është gjuajtur me armë ndaj 5 personave
LEXO: Grupi mbi të cilin u gjuajt në Pallas, atë ditë ka qenë i kontrolluar për kokainë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button