Edhe VV edhe LDK thonë se takimet e liderëve rikthehen shpejt, por s’tregojnë kur

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shumë shpejt do t’i vazhdojnë takimet për arritjen e koalicionit qeverisës.

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, dhe ajo e LDK-së, Vjosa Osmani, kanë konfirmuar vazhdimin e bisedimeve mes këtyre dy partive, ndonëse nuk treguan datën e takimit, raporton KTV.

Në diskutimet për ndarjen e përgjegjësive, sipas Haxhiut, nuk janë pajtuar për çështjen e presidentit, për të cilin tha se nuk duhet të jetë person partiak.

Kurse, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që të dy partitë të angazhohen në krijimin e frymës bashkëpunuese, duke shtuar se Vetëvendosje duhet të ndalojë me fushatat, siç i quajti ajo, linçuese.

Kryetarët e dy partive që morën shumicën në zgjedhjet e 6 tetorit, për herë të fundit janë takuar të hënën.

Takimi në të cilin pritej të bëhej nënshkrimi i marrëveshjes bashkëqeverisëse është ndërprerë, pasi të dyja palët nuk kanë arritur të dakordohen për ndarjen e posteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button