Mbetjet te fabrika OHIS janë më të vjetra se 20 vjet

Kompania “Ekocentar 97” nga Shkupi raportoi se më shumë se 20 vjet janë mbetjet në qarkun e fabrikës “OHIS” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Projekti përfshin trajtim të 11 llojeve të ndryshme të mbetjeve të rrezikshme të cilat ishin hasur në qarkun e fabrikës SHA OHIS – në falimentim, të ruajtura në enë të dëmtuara më tepër se 20 vjet. Plotësisht, sasitë e publikuara në Thirrjen publike janë bazuar në informacione të cilat datojnë para më tepër se 20 vjet, gjegjësisht, para shpalljes së Thirrjes publike nuk janë kryer matje për përcaktim konkret të substancave kimike dhe përbërësve të shkaktuara ndër vite, si dhe evidentim me sasi të sakta”, theksojnë nga kompania “Ekocentar 97”.

Pikërisht kjo kompani është zgjedhur ofertuesi më i mirë në projektin “Largim të sigurt  të materieve kimike nga lokacionet dhe repartet e prodhimit në qarkun e SHBA OHIS Shkup”, me qëllim neutralizimin e materieve kimike nga lokacionet dhe repartet e kësaj fabrike që është në falimentim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button