Nesër do të ndriçojë bredhi i Vitit të ri, ky do të jetë programi për çdo ditë

Tashmë bredhi i Vitit të ri gjendet në sheshin “Maqedonia” në Shkup, por nesër në ora 19:30 do të fillojë të ndriçojë, transmeton Portalb.mk.

Si çdo vjet, edhe këtë vit do të vendosen shtëpizat e tregut të fundvitit “Uinterlend 2020” pikërisht në shesh. Por këto shtëpiza sivjet nuk do të vendosen në sheshin afër përmendores Filipi II, por në sipërfaqen ndërmjet QTQ dhe sheshit “Maqedonia”.

Ndërkohë, nga pesë orë për 25 ditë resht do të ketë lojëra dhe program argëtues për gjitha moshat. Programi do të fillojë  nga ora 16, ku dy orët e para do të jenë për fëmijët, ndërsa tri orë për të rritur.

Në ditët e fundjavës, planifikohet që programi të zgjasë gjithë ditën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button