Ibra thumbon Cristianon: Ronaldo i vërtetë është braziliani

Zlatan Ibrahimoviq ka pranuar që do të rikthehet në kampionatin italian, Serie A.

Ai do të ketë një duel me Cristiano Ronaldon dhe marrëdhëniet mes këtyre dyve nuk kanë qenë kurrë të mira, me suedezin i cili ka sulmuar disa herë sulmuesin e Juventusit, transmeton Koha.net

Kur u pyet se do të gjente një duel me Ronaldon në Serie A, Ibra vazhdoi me të njëjtën mendim si zakonisht.

“Aspak, Ronaldo i vërtetë është braziliani. Ai nuk është një talent natyral, por frutë i një pune të madhe”, ka thënë fillimisht Ibra.

“Ai ka nënshkruar me një skuadër që ka fituar 7 herë radhazi Serie A. Nëse shkon në një klub të tillë, nuk është një sfidë. Nëse do të donte sfidë, ai duhej të shkonte tek Juventus në Serie B dhe ta rikthente atë në Serie A”, përfundoi suedezi.

Kujtomë që Ibra është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm tek klubi i madh italian, Ac Milan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button