ASH: Zaev dhe partitë që qeverisin, dëshirojnë të shtyjnë zgjedhjet

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar në lidhje me propozimin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) që ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO të bëhet me 11 dhjetor në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

ASH dje propozoi që ratifikimi në Kuvend të mbahet tani, para se të ratifikohet në Kuvendin e Spanjës, me qëllim që mos të shtyhen zgjedhjet e prillit. Sipas ASH-së, një gjë e tillë kishte ndodhur në vitin 2017 në Malin e Zi

Sipas ASH-së, një gjë të tillë e ka refuzuar Zaev, pasi dëshiron të gjen arsye për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Në një deklaratë për media ai mohon se Mali i Zi ka ratifikuar protokollin për anëtarësim në NATO, para se i njëjti të ratifikohet nga të gjitha shtetet tjera anëtare të NATO-s, dhe madje e quan antikushtetues një veprim të tillë. Por, siç edhe ai vetë tha ekzistojnë dokumente që e dëshmojnë këtë praktikë që ka ndodhur në Mal të Zi, që do të thotë se nuk ekziston asnjë pengesë juridike që e njëjta të ndodhë edhe tek ne”, deklaruan nga ASH-ja.

Partia opozitare ASH-ja theksuan se janë të vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 12 prill.

“Kjo dëshmon se arsyeja e vetme që kryeministri mohon se ka precedent për këtë rast, është mundësia që ai me partinë që bashkë qeverisin dëshirojnë të shtyjnë zgjedhjet”, deklaruan nga ASH-ja.

LEXO: Sela: Mundet të ratifikohet Protokolli për NATO, dhe mos të shtyhen zgjedhjet
LEXO: VMRO-DPMNE kërkoi që Qeveria ta iniciojë ratifikimin e anëtarësimit në NATO përpara shpërndarjes së Kuvendit
LEXO: Stoltenberg pret që protokolli për hyrjen e RMV-së në NATO të ratifikohet në fillim të vitit 2020

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button