Në janar hapet hoteli më i ‘ëmbël’ në botë që ju do e dashuroni

Mëngjeset e frymëzuara nga kremi i famshëm i lajthisë, akomodimi luksoz, ushqimi i zgjedhur, janë gjithçka do të ofrojë hoteli i parë “Nutella”! Duket një përvojë unike dhe mbi të gjitha e sheqerosur apo jo?  

Sipas kompanisë, nga janari i vitit 2020 koncepti i “Hotella Nutella” që hap dyert në Napa Valley të Kalifornisë do të jetë një nga eksperiencat e paharrueshme për të gjithë ata që do të provojnë ta frekuentojnë atë, transmeton Revista Class.

“Hotella Nutella rikthen kënaqësinë e qëndrimit në një hotel me një përvojë që lejon admiruesit e Nutella-s të argëtohen në një mënyrë tjetër”, tha Todd Midura, zv/drejtor i marketingut të këtij hoteli.

Hoteli ka hapur tashmë edhe një garë, ku fituesit e çmimit duhet të plotësojnë disa kërkesa të caktuara! Si të qenurit banor në një nga vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qenurit në një moshë mesatare mbi 50-vjeç!

Ndërsa, për ata që janë të interesuar dhe të gatshëm që të paguajnë si klientë për herë të parë në këtë hotel të dedikuar shijes së ëmbël të çokokremit të famshëm Nutella, prenotimet nisin që tani!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button