U përuruan punimet në parkun e Çairit (FOTO)

Ndërmarrja Publike “Parqet dhe gjelbërimet” u përkujdes që t’i ndryshon pamjen parku në lagjen Fushë Topane të Çairit, pasi një kohë të gjatë ka qenë i parregulluar, transmeton Portalb.mk.

Në përurimin e këtij parku që ka sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror, ishte prezent drejtori i NP “Parqe dhe gjelbërimet” Ardijan Muça, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

“Për të shijuar shtresën e re të gjelbër në sipërfaqe të përgjithshme prej 9 121 m2, si Komunë e Çairit në dispozicion të qytetarëve vendosëm: korsi të reja për lëvizjen e qytetarëve, lojëra për fëmijë, ulëse parku dhe shporta për mbeturina. Poashtu dëgjojmë me vëmendje edhe çdo kërkesë të qytetarëve në këtë drejtim. Bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe drejtorin Ardijan Muça do të vazhdojmë hapat e përbashkëta të realizimit të projekteve për përkujdes ndaj ambientit jetësor dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve. Le ta gëzojnë banorët dhe le jetë ky park vend i freskisë dhe gjallërisë fëmijërore”, deklaroi kryetari Ganiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button