RMV, ndërmarrja publike dhe komunat veç më kanë shpenzuar mbi 5 milionë euro për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit

Ndërmarrja publike për rrugë magjistrale dhe rajonale, Qyteti i Shkupit dhe komunat tjera në vend, gjatë kësaj periudhe, kanë zbatuar procedura tenderimi në kuadër të të cilit janë nënshkruar marrëveshje me kompani private për angazhim të mekanizimit dhe hedhje të kripës industriale për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit, vlera e përgjithshme e të cilit tejkalon 5 milionë euro, njofton Fokus, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Byroja për prokurime publike, gjatë këtij muaji, Komuna Aerodrom ka nënshkruar kontratë me Reka Internacionall, për mirëmbajtje të rrugëve, parkingjeve dhe zonave publike të këmbësorëve gjatë dimrit, në vlerë prej 3 milionë denarë.

Muajin e kaluar tetor, në anën tjetër, marrëveshje të këtilla kanë nënshkruar edhe komuna tjera të Shkupit, ashtu komunat Qendër dhe Kisella Vodë kanë nënshkruar marrëveshje me kompani të njëjtë – Anizor, me vlerë identike prej 5 milionë denarë.

Sa u përket komunave tjera në vend, Komunova ka nënshkruar marrëveshje me Koop Inzhenering me vlerë prej 10 milionë denarë, Gostivari ka nënshkruar marrëveshje me Magnum Trans prej 6 milion euro, Koçani ka nënshkruar marrëveshje me Kalina prej 1,5 milionë euro etj.

Përndryshe, edhe më parë Qyteti i Shkupit ka nënshkruar dy marrëveshje për angazhim të automjeteve speciale me kripore dhe pllug për mirëmbajtje dimërore të infrastrukturës rrugore dhe prokurim të kripës industriale për mirëmbajtje të rrugëve lokale në kushte dimri, me ç’rast njëra është nënshkruar me Apolo Inzhenering me vlerë prej 65 milionë denarë, ndërsa e dyta me Ki-Em prej 20 milionë denarë.

Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale, në anën tjetër, për prokurim të kripës industriale për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit ka nënshkruar marrëveshje me Dimaks me vlerë prej mbi 170 milionë denarë, ndërsa në të njëjtën kohë, veç kësaj ka shpenzuar edhe 21 milionë denarë për transport të materialeve për nevojat e mirëmbajtjes së rregullt, investuese dhe dimërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button