RMV, faturat paushall për të zvogëluar shpenzimet në Elektroekonomi

Nëse për ndonjë muaj  merrni  faturë më të lartë ose më të ulët të energjisë elektrike, kjo do të thotë që operatori ju ngarkon një shumë paushall, sepse për “shkaqe të arsyeshme” nuk ka arritur të lexojë matësin tuaj. Rregullat janë përcaktuar kështu para pak kohe, kryesisht për të zvogëluar shpenzimet e operatorit thonë KReE.

Për të shmangur faturat me vlerësime “paushalle” për energjinë e konsumuar elektrike, është paraparë mundësia që familjet dhe bizneset vetë të lexojnë matësit e tyre të energjisë elektrike e pastaj gjendjen e lexuat ta raportojnë tek operatori i sistemit për shpërndarje të energjisë elektrike, thonë nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRrE), shkruan REL.

Kjo përcaktohet nga ndryshimet e fundit në Rregullat për furnizim me energji elektrike, të cilat, ndër të tjera, nuk e detyrojnë operatorin e sistemit të shpërndarjes të lexojë pajisjet e matjes së konsumatorit më shumë se një herë në vit.

Kjo, siç thekson KRrE, është bërë për të “optimizuar burimet njerëzore” që duhet të çojnë në ulje të çmimeve që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike që e paguajnë përdoruesit e fundit.

“Sipas informacioneve që disponon Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, operatori i sistemit për shpërndarje të energjisë elektrike pranon gjendjet e vetë lexuara të pajisjeve matëse. Njëkohësisht operatori është i detyruar që të paktën një herë gjatë një viti kalendarik të lexojë matësin, që mundëson të bëhet barazim i konsumit real të energjisë elektrike” thonë nga KRrE.

Tashmë ka raste kur familjet ose ndërmarrjet pranojnë fatura të energjisë elektrike, si për shembull një pronar i biznesit të vogël në Shkup i cili na tha që para pak kohe kishte pranuar, për herë të parë të faturës paushall nga EVN me rreth 15.000 denarë.

Ai thotë se ka kërkuar shpjegim nga EVN, ndërsa ata kishin thënë se paushalli u ka ardhur sepse nuk e kishin lexuar matësin, por që në faturën tjetër do ta paguajnë, përkatësisht pasi të lexohet matësi dhe nëse kanë harxhuar më shumë se sa kanë paguar, shuma do të arrijë në një fautrë.

“Problemi është se menjëherë do të duhet të paguajmë shumë më të madhe për energji elektrike”, thanë nga kjo firmë, duke shtuar se ambientet e tyre janë në ndërtesë në Shkup, dhe matësit janë në dispozicion në çdo kohë që stafi i EVN-së t’i kontrollojë.

Nga kompani për shpërndarje të energjisë elektrike (EVN) për këto raste thonë që ndonëse nuk e kanë detyrim të lexojnë matësit më shumë se një herë në vit, sipas Ligjit për energjetikë, Rregullat e rrjetit dhe Rregullat për furnizim me energji elektrike të miratuara nga Komisioni rregullator përt energjetikë dhe shërbime të ujit, ekipet e tyre i lexojnë matësit çdo muaj, përveç në raste kur pengohen.

“Heqja dorë nga kjo rrjedhë e punës bëhet vetëm në dy raste, së pari për shkak të pamundësisë së leximit: matësi nuk mund të lexohet sepse përdoruesi nuk është shtëpi (ose në objekt), për shkak të pengesës së ekipit për ta lexuar matësin nga përdoruesi, mos mundësi për qasje deri te matësi për shkak të kushteve të vështira të motit, pushimeve vjetore etj. Matësit në distancë lexohen automatikisht në çdo kohë”, thanë nga EVN Maqedoni.

Ka raste tjera kur konsumatorët disa muaj me radhë pranojnë fatura me zero denarë, e nga EVN thonë se kjo ndodh sepse konsumatori ka paguar fatura më të larta për muajt paraprakë.

Edhe pse vitet e fundit pothuajse të gjithë përdoruesit e energjisë elektrike kanë marrë matës digjitalë që lexohen automatikisht, EVN nuk jep përgjigje përse duhet të kryejnë matje dhe kontrollim të matësve në terren. Megjithatë, ata sigurojnë se kompania për shpërndarje të energjisë elektrike kurrë nuk do të ngarkojë klientin më shumë sesa ka shpenzuar.

“Nëse matësi i përdoruesit nuk është lexuar, ndërsa pranon faturë me vlera të supozuara që përmbajnë më shumë ose më pak kWh, ato do të shënohen ose zbriten në faturën tjetër. Përdoruesit të cilët vlerësojnë se kanë pranuar fatura të energjisë elektrike me shumë më të lartë se konsumi i tyre, mund ta krahasojnë konsumin në kWh të listuar në faturë me konsumin në kWh të njehsorit. Nëse ka dallim në kWh, përdoruesit mund t’i drejtohen Shërbimeve të kompanisë për shpërndarje të energjisë elektrike me kërkesë për korrigjim”, thonë nga EVN.

Rregullat për furnizim me energji elektrike kanë pësuar ndryshime, për herë të fundit, këtë vit, por Komisioni rregullator për energji elektrike dhe shërbime të ujërave kanë bërë ndryshime edhe në 2018 dhe 2015.

Prej atje thonë se sipas nenit 29 të Rregullave për furnizim me energji elektrike, operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të lexojë matësit të paktën një herë, brenda një viti kalendarik, të klientëve të lidhur në tension të ulët, pa pajisje matëse të integruar për regjistrim të fuqisë kulmore të energjisë ose për konsumatorë me pajisje të instaluar matëse për regjistrimi të integruar për regjistrim të fuqisë kulmore të energjisë m,e ç’rast fuqia kulmore nuk faturohet.

“Për kategoritë e tjera të lidhjeve të përcaktuara në Sistemin tarifor për shpërndarje të energjisë elektrike, leximi bëhet në fillim të çdo muaji kalendarik”, thonë nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Gjithashtu sipas nenit 31 të Rregullave për furnizim me energji elektrike, KRrE thonë, nëse operatori nuk arrin të lexojë pajisjen matëse për ndonjë shkak të arsyeshëm brenda afatit të caktuar, konsumi i energjisë elektrike i llogaritur për periudhën aktuale të kontabilitetit do të grumbullohet me llogaritjen e energjisë elektrike të konsumuar në periudhën vijuese të kontabilitetit.

“Në këtë rast operatori ka të drejtë të bëjë një vlerësim të konsumit dhe t’i paraqesë vlerësimin furnizuesit. Llogaritja e saktë dhe barazimi i saktë do të kryhet kur krijohen kushte për të lexuar pajisjen matëse. Furnizuesi mund të pranojë të dhënat e leximit të pajisjeve matëse nga konsumatori për periudhën e llogaritjes në të cilën operatori nuk ka kryer një lexim”, thonë nga KRrE.

Kjo mënyrë e leximit dhe pajisjeve matëse të vetëleximit është e pranuar gjerësisht në vendet evropiane”, thonë nga Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button