RMV, Prokuroria ka ngritur akuzë kundër gjykatësit administrativ Mustafa Shahini

Gjykatësi administrativ, Mustafa Shahini së shpejti duhet të ulen në bankën e të akuzuarit në lëndën për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar me çka e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 197.000 euro. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka ngritur akuzë, njofton Portalb.mk.

Prokuroria njoftoi se i akuzuari deri në zgjedhjen e tij si gjykatës në fund të vitit 2007, duke punuar si avokat ka ndërmarrë pasa dhe i ka përfaqësuar interesat juridike të dy personave fizik, familjarë të tij, në një procedurë për tokë ndërtimore në Strugë, me hapësirë prej 1.958.49 m2. Edhe pse juristi i tyre paraprak, pas zbatimit të procedurës për eksproprijim të tokës, me marrëveshje i është ndarë dhe paguar kompensim për tokën që ka qenë lëndë e procedurës, ai ka ngritur procedurë edhe përpara Komisionit për Vendosje për Kërkesën për Denacionalizim.

“Në ndërkohë i akuzuari është zgjedhur për gjykatës në Gjykatën Administrative ku është dorëzuar padia në bazë të heshtjes së administratës kundër Komisionit për Vendosje për Kërkesën për Denacionalizim në lidhje me lëndën për denacionalizim, ndërkaq për të cilën i akuzuari paraprakisht ka vepruar si avokat. Gjykata Administrative ka formuar lëndë i cili i është ndarë të akuzuarit”, kumtojnë nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë nga 10.09.2018 deri në 24.01.2019, gjykatësi i akuzuar ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore duke e pasur parasysh se lënda në punë, edhe pse e ka ditur se si ish përfaqësues, avokat i paditësve nuk ka guxuar të veprojë dhe ka qenë i obliguar të tërhiqet, ai nuk e ka ndaluar punën ndaj lëndës dhe nuk e ka njoftuar kryetarin e Gjykatës Administrative për rrethanat”, thonë nga Prokuroria.

Siç shtojnë nga Prokuroria, edhe pse padia e dorëzuar nuk ka qenë e rregulluar, i akuzuari nuk e ka ftuar paditësin t’i mënjanojë mangësitë, e as nuk e ka hedhur poshtë padinë, por ka vazhduar të veprojë ndaj të njëjtës. Duke vepruar në lëndë, Shahini ka pamundësuar Avokatinë Shtetërore të kyçet në kontestin administrativ dhe të ndërmarrë masa dhe mjete juridike për mbrojtje juridike të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit.

“Pasi ka marrë përgjigje vetëm nga kryetari i Komisionit për Vendosje për Kërkesat për Denacionalizim, i akuzuari si kryetar i Këshillit, gjykatës, me shkrim e ka njoftuar autorizuesin e paditësit duke kërkuar që të deklarohen për vendimin, për çka autorizuesi i paditësit deri te Gjykata Administrative ka dorëzuar shkresë me të cilën e zgjeron padinë edhe ndaj vendimit të Komisionit dhe kërkon që Gjykata Administrative  të miratojë vendim në dëm të paditësve. I akuzuari edhe pse ka qenë i obliguar, padinë ta dorëzojë në përgjigje deri tek Avokatia Shtetërore për zonën e Strugës, nuk e ka dorëzuar, por në afat prej tre ditëve ka miratuar aktgjykim.

Duke e keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar, në kundërshtim me dispozuitat ligjore prona kontestuese, në bregun e liqenit të Strugës, me aktgjykim e ka kthyer në pronësi private të kërkuesve edhe pse toka paraqet të mirë publike dhe nuk është guxuar që të kthehet në pronësi private.

Njëkohësisht prona e patundshme me hapësirë prej 171 m2 në rripin e bregut të liqenit nuk guxon që të kthehet në pronësi private, ka caktuar kompensim prej 119.700 denarë në formën e bonove për denacionalizim.

“Me vetëdije dhe me qëllim ka pamundësuar mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe interesave të RMV-së, i akuzuari nuk ka dorëzuar ekzemplar nga aktgjykimi deri te Avokatia e Shtetit për shkak të të drejtës së ankesës. Si pasojë e kësaj, Avokatia Shtetërore e Strugës nuk ka dorëzuar ankesë, ndërkaq i akuzuar me nënshkrim të tij e ka mundësuar që aktgjykimi të hyjë në fuqi dhe në bazë të saj kërkuesit të shkruhen si pronar të patundshmërisë së kthyer në fletoret publike të patundshmërive në Agjencinë për Kadastër të patundshmërive”, thonë nga Prokuroria.

Pastaj, siç thonë nga Prokuroria, vetëm dhjetëra ditë kanë nënshkruar marrëveshje për shitblerje të pronës kontestuese me një person i cili është i afërt me të akuzuarin. Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i akuzuari duke e keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar e ka dëmtuar buxhetin e RMV-së 12.164.413 denarë.

Prona kontestuese deri në momentin e procedurës hetimore është siguruar dhe është shqiptuar masë e përkohshme – ndalim për shitje apo dhënie me qira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button